Kreu i AAK Ramush Haradinaj, ka qenë ndër të parët politikanë që ka votuar këtë mëngjes, ndërsa në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale. Në fjalën e tij përpara mediave, ai ka ftuar qytetarët të shkojnë në zgjedhje dhe të mos e mbajnë votën në shtëpi.
“Shfrytëzoni të drejtën të votoni, qeverisja komunale është mjaft e rëndësishme për jetën tuaj, Vendosni për vete, mos e leni voten në shtëpi, Na priftë e mbara Kosovë”, u shpreh Haradinaj.
Kujtojmë se në këto zgjedhje për Prishtinën, kandidon edhe vëllai i tij, Daut Haradinaj.
Diskutime rreth kësaj post