Presidenti Bajram Begaj, ka ushtruar të drejtën e tij të votës këtë mëngjes, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ku në fjalën e tij, ai tha se sot qytetarët duhet të ushtrojnë pushtetin e tyre.
Lidhur me incidentet e raportuara nga partitë politike, kreu i shtetit tha se këto janë zgjedhje për qytetarët e jo për partitë.
“Unë sot ushtrova detyrën time si qytetar. Cdo shtetas i Republikës së Shqipërisë me të drejtë vote sot ka ditën që të dëgjohet, që vota e tij të lexohet, fuqia e pushteti i votës së tij të bëj ndryshimin. Këto votime nuk janë të partive politike, por të qytetarëve dhe duhet tu shërbejnë qytetarëve”, tha Begaj.
Diskutime rreth kësaj post