Kryeministri Edi Rama, ka votuar me bashkëshorten e tij Lindën, në qendrën e votimit në Surrel, ai tha për mediat që problemet me votimin elektronik mos të kenë dekurajuar zgjedhësit.
“Janë thënë të gjitha ato që duheshin thënë, tani është momenti i gjithë qytetarëve që të thonë fjalën e tyre. Uroj shumë që situat a e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikur në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë që në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat. Që të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar të rikthehen në mënyrë që vullneti të shprehet i plotë në gjithë Shqipërinë për gjithë kandidatët dhe për këshillat e tyre bashkiak”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post