Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka hedhur votën e tij në këto zgjedhje lokale, ndërsa pati edhe një mesazh për qytetarët.
Nga shkolla Ekonomike, ku ai votoi, Celibashi i kërkoi qytetarëve që të dalin masivisht në votime për të bërë “ndarjen e madhe”, siç e cilësoi ai, nga e shkuara.
“Kam një mesazh për të gjithë qytetarët, demokratët që sot duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votës në mënyrë të qetë dhe të matur për të bërë një ndarje të madhe me të shkuarën. Sot është dita që shqiptarët të vijën dhe të votojnë sepse sot është dita për të bërë një ndarje të madhe me të shkuarën dhe kjo është në dorë të shqiptarëve. Kjo bëhet vetëm me pjesëmarrjen masive të shqiptarëve. Ftoj këdo, jo vetëm mbështetësit e PD, çdo shqiptar të ndershëm që sot të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës siç zemra dhe interesi jua do”, tha Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post