Parlamenti i Holandës votoi ditën e sotme pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Por mocioni i hartuar nga dy deputetët holandezë, Kaminga dhe Amhaouch, ka edhe një kusht për Shqipërinë. Sipas këtij mocioni, përfaqësuesit e Holandës do të mbikëqyrin vendin tonë në për çështjet e bashkëpunimit gjyqësor dhe migrimit, duke raportuar çdo vit në Parlamentin e Holandës.
Ndërkohë ka pasur edhe një mocion tjetër që kërkonte të mos merreshin hapa të mëtejshëm për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, por deputetët holandezë e rrëzuan.
Tashmë pritet mbledhja e Këshillit Europian ku Unioni do të vendosë nëse Shqipërisë do t’i jepet mundësia për të marrë pjesë në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
Diskutime rreth kësaj post