Tashmë Ilir Meta po shkon drejt Presidencës. Pasi grupi parlamentar i PS votoi unanimisht kandidaturën e Ilir Metës për President të Republikës, pritet që emri i tij të votohet në seancën e sotme të ores 17:00.
Por, në kushtet kur demokratët kanë bojkotuar parlamentin dhe refuzojnë votimin, kur edhe Mesila Doda deklaroi se firmat e 3 deputetëve të PDIU shkuan për Metën President, duke nënkuptuar se do ta votojnë, ka vetëm një njeri që po e kundërshton këtë kandidaturë: i majti Ben Blushi.
Blushi ka deklaruar sot se LIBRA nuk do ta votojë Ilir Metën për President të Republikës. Përmes një deklarate, Blushi zyrtarizon qëndrimin sipas të cilit, “Ilir Meta kërkon të zgjidhet President në mes të krizës, për t’i ikur krizës”.
Deklarata e oponencës së Blushit ndaj Metës, dy votat kundër që pritet të japin në votimin për Presidentin ai dhe Hafizi, duken si një përpjekje e Blushit për të zëvendësuar opozitën që edhe në këtë votim do të bojkotojë.
Diskutime rreth kësaj post