Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ditën e sotme ka zhvilluar një bashkëbisedim online me përfaqësues të diasporës. Ish-kryeministri u pyet nga përfaqësues të diasporës se çfarë do të bënte për t’i siguruar të drejtën e ushtrimit të votës.
Berisha ka deklaruar se nëse ai do të vijë në pushtet, do u sigurojë emigrantëve të drejtën e votës gjatë zgjedhjeve në vend.
Ai tregoi se në vitin 2013, qeveria e tij kishte gati ligjin për të mundësuar votën e emigrantëve.
Sipas Berishës, kryeministri Rama asokohe kërcënoi se do të bojkotojë zgjedhjet ndaj nuk u kalua si ligj.
“Në vitin 2013 ne bëmë gati ligjin në të cilin njihnim dhe pranonim votimin online të emigrantëve dhe diasporës aty ku ishin. Edi Rama kërcënoi në mënyrë ultimative se do bojkotonte zgjedhjet nëse ky ligj kalonte. Pranova ultimatumin e tij. Nuk do ketë më zgjedhje në Shqipëri pa votën tuaj. Kjo është një detyrim kushtetues i shtetit shqiptar. Nuk ka emigracion nga vendet e Ballkanit që nuk voton përveç atij shqiptarë. Nuk ka emigrantë nga vendet e BE-së që nuk votojnë. Tani, Rama kërkon të proporcionojë, të përdorë disa formula që përdoren nga ndonjë vend të emigracionit të shekullit 19. Do luftojmë së bashku me ju për parimin, sipas të cilit, çdo shqiptarë kudo që ndodhet, të ketë të drejtën të ushtrojë të drejtën e votës”,-tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post