Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, uron drejtoreshën e re të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Abigeila Voshtina.
Në një postim në “Facebook”, teksa publikon një foto krah saj, ministrja Margariti uron Voshtinën, duke u shprehur se ajo do ta çojë më tej punën e bërë deri më tani nga parardhësit dhe do të jetë në lartësinë e detyrës, për të ngritur cilësinë artistike të teatrit.
Postimi i Margaritit:
“Suksese Abigeila Voshtina në sfidën e drejtimit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, këtij institucioni unik në Shqipëri. Urojmë që Abigeila, në krye të një stafi energjik e të talentuar, të çojë më tej punën e bërë deri më tani nga parardhësit dhe të jetë në lartësinë e detyrës, për të ngritur cilësinë artistike të teatrit; ta bëjë ftues për publikun e ri dhe një skenë të denjë për yje shqiptarë e ndërkombëtarë.
#tkob
#ministriaekulturës”-shprehet Margariti.
Diskutime rreth kësaj post