Një anije me ndihma humanitare do të niset sot për në Gazë, ka njoftuar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.Anija i përket organizatës bamirëse Open Arms të Spanjës, dhe është pjesë e përpjekjeve për krijimin e një korridori detar humanitar.
Vendimi për nisjen e ndihmave drejt tokave palestineze vjen pas lajmit se Evropa, SHBA-ja, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndihmojnë në krijimin e korridorit detar në Gazë për të dërguar më shumë ndihma nga rajoni, shkruan skynews.
Përpjekjet për të rritur në mënyrë dramatike ndihmat po sinjalizojnë zhgënjim në rritje sa i përket sjelljes së Izraelit që nga fillimi i konfliktit izraelito-palestinez.
Ndryshe, SHBA-ja ka konfirmuar se do të ndërtojë edhe një port në det të hapur që të lehtësojë dërgimin e ndihmave.
Von der Leyen tha se Gaza po përballet me një “katastrofë humanitare”, por Evropa “qëndron në krah të civilëve të pafajshëm”.
“Jam shumë e lumtur që sot nis ky operacion”, tha presidentja e Komisionit Evropian.
Diskutime rreth kësaj post