Kryebashkiakia në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi paditi socialistin Pjerin Ndreu pasi ai i zuri vendin në krye të Shoqatës së Bashkive.
“Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi nuk mund të deligjitmojë kryetarët e bashkive dhe se Shoqata e Bashkive nuk është pronë e saj.”– kështu ka deklaruar në një intervistë për Report Tv kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.
‘Është një Shoqatë ku është vetëm ajo sipas logjikës së saj të tjerët nuk ekzistojnë dhe ekziston vetëm ajo. Ky është handikapi më i madh që thuhet sot nga një zyrtar. Është shoqatë e Bashkisë dhe kanë aderuar me vendime të Këshillave Bashkiake. Kryetarët e Këshillave janë anëtarë të asamblesë së Shoqatës. Shoqata është një organizim i bashkive, jo pronë e Ademit dhe as e imja dhe ne si anëtar të asamblesë kemi thirrur asamblenë dhe ishte e ftuar, ajo e ka uzurpuar. Ademi nuk mund të deligjitimojë kryetarët e bashkisë.’– tha Ndreu.
Ndreu thotë se, argumenti që përdor Ademi se ai ka për qëllim ndërhyrjen e paligjshme në procesin që zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë kërkesën me datë 23 qershor 2021, është një fantazi e saj. Sipas Ndreut, Gjykata Kushtetuese është një institucion serioz dhe nuk merr vendime me humorin e Ademit.
‘Kjo është një fantazi e znj.Ademi. Gjykata Kushtetuese është një institucion serioz dhe nuk merr vendime me humorin e Ademit, që këtu ka një handikap njerëzor. Për ne është opsion organizimi i Shoqatës dhe kemi bërë çdo gjë në përputhje me statutin. E inkurajoj të vazhdojë protagonizmin e vet politik, por nuk ka asnjë të drejtë. ‘– tha Ndreu.
Sa i takon mungesës së rojeve të plazhit në zonat bregdetare, Ndreu tha se aktualisht dhënia e hapësirave publike në plazhe nuk ka filluar ende. Sipas Ndreut me dhënien e hapësirave publike, operatorët turistikë janë të detyruar që të ngrenë edhe kullat e vrojtimit si dhe të koshave të mbeturinave.
‘Dhënia e hapësirave publike nuk ka filluar ende. Me dhënien e hapësirave publike operatorët turistikë janë të detyruar se bashkë me shezllonët janë të detyruar që të ngrenë edhe kullat e vrojtimit si dhe të koshave të mbeturinave. Me t’u dhënë hapësirat publike ato kanë detyrimin sipas rregullave që t’i ngrenë.’– tha Ndreu.
Diskutime rreth kësaj post