Gjiganti gjerman i automjeteve, “Volkswagen” pranoi sot formalisht fajin dhe pengimin e drejtësisë në SHBA në skandalin e motorëve diezel të trukuar, sipas burimesh gjyqësore.
Prodhuesi i parë botëror konfirmohet me marrëveshjen e njoftuar në fillim të janarit me departamentin e Drejtësisë, që i dha fund ndjekjeve penale në këmbim të pagimit të një gjobe prej 2,8 miliardë dollarësh.
Gjithësej, “Volkswagen” ka pranuar t’i paguajë 23 miliardë dollarë SHBA-së, kryesisht për të dëmshpërblyer 600 000 klientët dhe kompesur dëmet e shkaktuara në mjedis nga motorët e tij të trukuar.
Diskutime rreth kësaj post