Grupi gjerman i automobilave “Volkswagen” (VW) tejkaloi prodhuesin japonez “Toyota” për shitje makinas në tremujorin e parë të vitit 2016 duke marrë kështu kreun botëror të tregut të veturave për tre muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të publikuara sot.
Shtitjet e VW u rritën falë kërkesës së lartë në Kinë dhe të versionit “pickup” që regjistroi një sukses në tregun e Evropës Perëndimore, që ndihmuan të mbulojnë pasojat e skandalit për motorët diesel të trukuar.
Nga ana tjetër, “Toyota” vuajti një rënie më 2,3 për qind në tremujorin e parë në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2015 duke regjistruar 2,46 milionë vetura të shitura. Sipas prodhuesit japonez kjo rënie vjen për shkak të një ndërprerje të prodhimit në fillim të këtij viti.
VW njoftoi këtë muaj se “në tremujorin e parë shitjet u rritën me 0,8 për qind duke regjistruar 2,51 milionë vetura të shitura falë një rritje të shitjeve me 6,4 për qind në Kinë dhe 3,3 për qind në Evropën Perëndimore”.
Diskutime rreth kësaj post