Deputetja e PD dhe kryetarja e komisionit të Edukimit, Albana Vokshi deklaron se opozita kërkon transparencë për çështjen e Teatrit, por Rama u ka dhënë urdhër përfaqësuesve të mazhorancës që të bojkotojnë komisionet parlamentare.
“Ne kemi kërkuar informacione për të famshmin projekt për Teatrin Kombëtar. Ne nuk kemi marrë informacion nga ministrja dhe nga kryebashkiakun Erion Veliaj. Ne i kërkuam informacion drejtuesit të Hipotekës për të marrë informacion për pronën publike. Ne nuk na rezulton se bashkia ka 2100 M2. Pse zgjodhën kompaninë Fusha për të bërë pazare? Kryeregjistruesi refuzoi Komisionin parlamentar dhe kjo është e paprecedentë. Javën që shkoi refuzoi të vinte besoj nga një telefonatë që i ka bërë Rama. Urdhri i Ramës ka qenë që të bojkotohen komisionet. Veliaj erdhi për të prishur komisionin dhe u detyruam që ta nxjerrim jashtë sepse nuk ishte i ftuar”- tha Vokshi e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24.
Albana Vokshi tha se kryeregjistruesi Valdin Pjetri i thirrur sot në një dëgjesë publike në Komisionin e Edukimit e ka për detyrë të japë informacion sepse nuk ka të dhëna sensitive për këtë çështje. Deputetja tha se kompania që pritet të ndërtojë Teatrin ka ndërtuar edhe vilën e Ramës në Surrel.
“Informacioni për Kuvendin është detyrim ligjor. Drejtori i Hipotekës duke mos ardhur në Komision dhe duke mos dhënë informacion është në shkelje të Kushtetutës. Nuk ka të dhëna sensitive në rastin konkret dhe Rama nuk do të bëjë trasnsaprencë. Cili është sekreti kur kemi një ligj që duhet zbërthyer. Ne kemi detyrim si opozitë që të bëjmë transparencë. Pra sa ka shteti, sa ka bashkia dhe sa ka kompania ‘fusha’? Kush janë pronarët e tjerë. Pse nuk e nxjerrin sa kulla do ngrihen? Pse hesht qeveria përballë kërkesave të opozitës. Projekti për teatrin është plan mafioz i Ramës. Kompania ‘Fusha’ ka ndërtuar edhe vilën e Ramës në Surrel”- tha Vokshi.Albana Vokshi tha se kryeregjistruesi Valdin Pjetri i thirrur sot në një dëgjesë publike në Komisionin e Edukimit e ka për detyrë të japë informacion sepse nuk ka të dhëna sensitive për këtë çështje. Deputetja tha se kompania që pritet të ndërtojë Teatrin ka ndërtuar edhe vilën e Ramës në Surrel.
Diskutime rreth kësaj post