Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi këtë të mërkurë në kuadër të shqetësimit për lirinë e medias në vendin tonë u ka nisur një letër trupit diplomatik që ndodhet në vendin tonë.
Vokshi në letrën nisur diplomatëve të huaj rendit disa veprime të qeverisë së kryeministrit Edi Rama që sipas saj kërcënojnë lirinë e medias në venin tonë.
Deputetja në letër adreson një sërë problematikash që po rrezikojnë seriozisht lirinë e medias në Shqipëri si: ndalimi i gazetarëve të akredituar në Kuvend për të marrë pjesë në Komisionet Parlamentare dhe censurimi i tyre, rreziku nga miratimi i paketës “anti-shpifje” dhe kapja e Këshillit drejtues të RTSH dhe Bordit të AMA-s.
Diskutime rreth kësaj post