Komisioni për Mbrojtien e Konsumatorit, ka shqyrtuar një kërkesë nga kompania “Telecom Albania”, se kompania Vodafone, përmes fushatave të saj publicitare, mashtron konsumatorët e telefonisë celulare. Pas kësaj ankese, autoriteti në fjalë, ka pezulluar spotet publicitare për informacion të pasaktë dhe abuziv, e bazuar në shifra jo reale dhe zyrtare.
Me këtë shkresë, autoriteti vëren se “Vodafone”, tenton të mashtrojë të gjithë konsumatorët të blejnë shërbimin e internetit, etj, duke u krijuar përshtypjen se janë kompania më e shpejtë që e ofron atë, por duke u bazuar mbi të dhënat e burimeve zyrtare si AKEP, kjo nuk është aspak e vërtetë.
“Vodafone”, nëpërmjet praktikave të saj të spoteve publicitare çorientuese dhe të pavërteta, tenton të konkurojë në mënyrë të pandershme dhe antiligjore në tregun e telefonisë celulare.
Pas konstatimit të komisionit, kompanisë “Vodafone” i është ndaluar rreptësisht transmetimi i spoteve mashtruese në të gjitha rrjetet e komunikimit, të ndreq spotet e ardhshme publicitare me informacion të qartë, të plotë dhe të përditësuar, të kuptueshëm për të gjithë elementët që përbëjnë fushatë publicitare./Tellalli
Diskutime rreth kësaj post