“Qeveria e Kovaçevskit nuk është vetëm qeveria e Maqedonisë, por edhe qeveria e Bullgarisë dhe Shqipërisë, prandaj qeverisin me presion dhe shantazh. Nuk ka asnjë kërkesë të Shqipërisë dhe Bullgarisë që nuk e kanë përmbushur”, akuzoi sot partia opozitare e Maqedonisë së Veriut, VMRO-DPMNE.
Sipas saj, disponimi antiqeveritar në popull rritet me çdo përpjekje të dhunshme të Kovaçevskit dhe LDS-së për të mbajtur veten artificialisht në pushtet.
“E dinë në SDS e di edhe Kovaçevski. Kjo është arsyeja pse ata janë kaq nervozë. Kjo është arsyeja pse ata nuk dinë se kë të fajësojnë për politikën e tyre të dëshpëruar. Fillimisht godasin mediat, tani i godasin anëtarët dhe deputetët e tyre që janë për zgjedhje të parakohshme”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Partia opozitare shton se askush nuk i trembet kërcënimeve dhe presioneve të kësaj qeverie. “Fundi i tyre politik është afër. Lufta për Maqedoninë nuk ka çmim dhe në këtë luftë populli do të fitojë kundër qeverisë së Kovaçevskit”, thekson VMRO-DPMNE./INA
Diskutime rreth kësaj post