Plas sherri në Lungomare: shoferi i autobusit urban përplaset fizikisht me punonjësit e firmes zbatuese te projektit.
Devijimi i rrugës për shkak të punimeve nuk i ka shkuar për shtat drejtuesit të një autobusi urban në Vlorë, i cili nuk ka preferuar të ndjekë itenerarin e automjeteve të tjera, por ka tentuar të vijojë përgjatë segmentit rrugor në Lungomare.
Pavarësisht tabelave sinjalizuese në zonë, shoferi i autobusit urban nuk ka pranuar të devijojë rrugën, ç’ka ka sjellë edhe përplasjen e tij me punonjësit e firmës zbatuese të projektit.
Këta të fundit i kanë kërkuar drejtuesit të autobusit të ndjekë tabelat sinjalizuese, por kanë marrë pergjigje negative; ai nuk ka pranuar në asnjë mënyrë të devijojë nga rruga e nisur.
Përplasja ka shkuar deri në konfrontim fizik dhe ka krijuar probleme edhe në qarkullim, me vargun e automjeteve që kanë mbetur të bllokuara për gati 30 minuta.
Punonjësit e firmës kanë kërkuar ndihmën edhe të Policisë për të normalizuar situaten e krijuar, teksa këta të fundit kanë kërkuar të kenë më shumë detaje rreth përplasjes së ndodhur, shkruan Vloranews.
Punimet në Lungomare krijojne pothuajse çdo ditë incidente të tilla me drejtuesit e automjeteve, që janë të pakënaqur me ritmin e punimeve, por edhe ngushtimin e rrugës, ndërsa tashmë për shkak të punimeve, këta të fundit janë të detyruar të devijojnë drejt një tjetër segmenti, duke shtuar pakënaqësitë.
Diskutime rreth kësaj post