Qyteti i Vlorës është përfshirë nga erëra të forta mbrëmjen e sotme dhe si pasojë janë shkaktuar disa dëme në qytet dhe në disa fshatra.
Në zonën bregdetare të Orikumit si dhe në disa fshatra të tjerë ka ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të shkëputjeve të linjave.
Era e fortë ka sjellë pasojë dhe në qytet. Disa pemë në shëtitoren Lungomare janë dëmtuar dhe kanë qenë punonjësit e shërbimeve publike që janë aktivizuar për të larguar këto pemë të dëmtuara.
Një tjetër pasojë e erës së fortë është edhe zhvendosja e kontenierëve të mbetjeve në rrugë dhe parkime duke demtuar lehtë disa automjete. /albeu
Diskutime rreth kësaj post