Një burrë në moshë, ka bërë denoncim në polici, i frikësuar se vajzën e tij mund ta kenë shfrytëzuar për prostitucion.
Gjatë ditës së djeshme, e mërkurë, 27 shtator, u u referuan materialet në Prokurorinë e Vlorës, për 29-vjeçarin K.G., banues në Vlorë.
Ndaj tij ka bërë kallëzim 66-vjeçari T.K., banues në fshatin Zhapokikë të Tepelenës.
Ai ka bërë kallëzim, pasi dyshon vajza e tij rreth 25 vjeçe me iniciale A.Rr., e cila është larguar me shtetasin K.G., mund të jetë trafikuar jashtë shtetit me qëllim prostitucioni.
Vajza prej disa ditësh rezulton e zhdukur pa gjurmë, ndërkohë që aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post