Ambasadori i SHBA ne Tirane Donald Lu ka nje vleresim te tijin per ministrat e qeverise se kryeministrit Edi Rama.
Nga zero deri ne dhjete jane notat e tij.
Por pertej notave ai ka pikasur ministra qe po zhgenjejne popullin shqiptar dhe nuk po arrijne pritshmerite.
Në komunikimin e sotem te hapur per qytetaret përmes rrjetit social Facebook, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka folur hapur edhe për ministrat e qeverise se kryeministrit Edi Rama.
Si do e vlerësoni ministrat e kabinetit qeveritar-ka qene pyetja adresuar ambasadorit.
“Disa prej tyre i vlerësoj me 10, disa me 0. Kjo qeveri po bën një punë të rëndësishme sa i takon reformave por një pjesë e qeverisë po zhgënjen popullin shqiptar dhe nuk po arrijnë pritshmëritë”
Por si diplomat ambasadori Donald Lu u tregua i kujdesshem te mos jape emra konkrete
“Pyetja është kush merr 0 dhe kush 10. Si shtetas i huaj nuk më takon mua tju them kush vlerësohet me zero e kush me dhjetë, kjo është një çështje për popullin shqiptar, gazetarët investigativë dhe shoqërinë civile ta zbulojnë. Si diplomat duhet të jem i kujdesshëm. Unë përfaqësoj popullin amerikan”
Diskutime rreth kësaj post