Kënaqësia që merr prej çokollatës është e padiskutueshme. Mënyra se si ajo shijon nuk ka të krahasuar. Konsumi i çokollatës është gjithnjë e në rritje. Studimet të cilave u referohet AgroËeb kanë zbuluar kanë zbuluar vlerat e fshehura të kësaj ëmbëlsire të pashoqe.
E pasur me antioksidantë:
Çokollata është e pasur me antioksidantë. Këto substanca natyrale kimike janë të nevojshme për të eliminuar radikalet e lira në organizëm. Radikalet e lira shkaktojnë oksidim dhe inflamacion që nxisin disa sëmundje kronike.Burimet më të pasura të antioksidantëve janë farat e papërpunuara të pemës së kakaos.
Për rrjedhojë, kakaoja pluhur dhe çokollata e zezë janë format më të mira të kësaj ëmbëlsire që njeriu duhet të konsumojë.Çokollatat me qumësht dhe çokollata e bardhë janë të pasura me yndyra dhe përmbajnë shumë pak antioksidantë.
Ushqyesit surprizë:
Kakaoja përmban shumë ushqyes dhe minerale siç janë: fibra, bakri, magnezi, manganic, zinku, seleniumi, fosfori, kaliumi dhe hekuri. Kakaoja e papërpunuar përmban plot 400 polifenolë (antioksidant), madje më shumë se vera e kuqe apo çaji jeshil.
Shëndeti i mirë mendor:
Antioksidantët tek çokollata mbrojnë shëndetin mendor. Flavonoidët mbrojnë neuronet dhe luftojnë inflamacionin që rrezikon sistemin qendror nervor.
Çokollata për tensionin e gjakut:
Ekspertët, të cilëve u referohet AgroËeb.org, shpjegojnë se antioksidantët tek çokollata ndihmojnë qelizat të prodhojnë një substancë natyrale të quajtur oksidi nitrik.Ajo qetëson enët e gjakut dhe lehtëson qarkullimin e gjakut duke shmangur kështu tensionin e lartë të gjakut. Megjithatë çokollata nuk është e vetmja që duhet të hani për të mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut.
Çokollata të përmirëson humorin:
Çokollata thuhet të përmirësojë humorin. Kjo vjen si pasojë e një substance kimike që stimulon endorfinën. Kjo është një tjetër arsye përse natyrshëm njeriu buzëqesh kur ha çokollatë.
Nga ana tjetër:
Disa studime kanë nxjerrë në pah se çokollata mund të nxisë migrenën. Nëse vuani nga migrena përpiquni të mos konsumoni çokollatë dhe të kuptoni nëse ajo nxit dhimbjet.
Sasiae e duhur e cokollatës:
Disa studime thonë se duhet të konsumoni 20 gramë çokollatë të zezë çdo tre ditë për të marrë përfitimet e lartpërmendura.
Diskutime rreth kësaj post