Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, tha sot gjatë konferencës për “Parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, se fenomeni i radikalizmit është një fenomen global dhe luftohet duke qenë të bashkuar.
“Ekstremizmi është fenomen global, duhen masa për ta parandaluar. Vendet e BE kërkojnë bashkëpunim për ta parandaluar. Ekstremizmi i dhunshëm është sfidë që duhet luftuar”, tha diplomatja e BE-së në aktivitetin e mbajtur sot në Tiranë.
Sipas saj, ekstremizmi për tu luftuar kërkon vendosmëri, njohuri e ndjeshmëri ndërsa vlerësoi harmoninë fetare në Shqipëri.
“Ekstremizmi i dhunshëm ka lidhje edhe me të rinjtë. Kemi përgjegjësi për të kuptuar se si procesi i anëtarësimit në BE mund të shërbejë për ecjen përpara të Shqipërisë. Njerëzit nuk duan një qeveri të korruptuar e të lidhur me krimin, por duan ndryshim që nevojitet për çdo shtet që kërkon të bëhet pjesë e BE. Duhet të ekzistojë një plan sesi ta bëjnë jetën më të sigurt për qytetarët. Për ekstremizmin ka shumë punë për tu bërë”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post