Ka filluar pritja e liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkani Perëndimor, për të marrë pjesë në samitin e rëndësishëm që po mbahet në Tiranë.
Një ndër të mirëseardhurat është dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u prit nga Rama. Ata shtrënguan duart dhe shkëmbyen buzëqeshje, duke treguar kështu se akulli mes tyre është thyer.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh para samitit të BE-Ballkani Perëndimor se sot nuk është një takim për dialog apo negociatat me Serbinë.
“Duhet që BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra sidomos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Siç do deklaroj sot përballë udhëheqësve të BE-së, Kosova do të paraqesë aplikimin për anëtarësim të BE-së në fund të këtij viti. Ky është takim midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, nuk është vendi për dialog apo negociata midis Kosovës dhe Serbisë. Është një proces që duhet të fokusohet tek njohja e ndërsjellët”, u shpreh Osmani.
Diskutime rreth kësaj post