Katër vite kanë kaluar nga aksidenti fatal i Michael Schumacher në alpe dhe familja e tijlutet për një mrekulli. Mediat gjermane raportojnë se legjenda e F1 në një farë mënyre ka nisur të komunikojë me personat që e rrethojnë.
Një mik i afërt i familjes tregon se kampioni i garave ‘po dërgon sinjale nga bota e tij e largët’, ndërsa kurohet në shtëpinë e tij në Gjenevë të Zvicrës. Schumacher pësoi një dëmtim në kokë ndërsa bënte ski në aplet franceze në dhjetor të 2013-ës dhe që atëherë nuk ka mundur të ecë apo flasë.
Sipas mjekëve është fiziku i tonifikuar i sportistit që po e ndihmon të kalojë këtë fazë. ‘Corinna dhe fëmijët, Mick 18 dhe Gina 20 shpresojnë ende sot e kësaj dite që një mrekulli mjekësore do të ndodhë.
Diskutime rreth kësaj post