Ditën e sotme, mediat publikuan një lajm të bujshëm, ku përmes burimeve konfidenciale thuhej se ministri I Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama.
Këshilltari i Xhafajt, Ardi Bita në një reagim të shpejtë pas lajmit tha se gjithçka është e rremë.
Bita u kontaktua nga gazetari Sokol Balla, në emisionin ‘Real Story’, ku tha se sapo kishte dalë nga zyra e ministrit edhe lajmi është i pavërtetë.
“Sapo dola nga zyra e ministrit dhe mund të them që lajmi për dorëheqjen e Xhafajt është i pavërtetë”, ka deklaruar Bita.
Partia Demokratike publikoi sot një audio-përgjim midis Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, dhe një të dënuari në Itali, i cili sipas demokratëve i kërkonte ndihmë për të dërguar drejt shtetit fqinj një sasi të konsiderueshme kanabisi.
Gjithashtu, sipas Partisë Demokratike Agron Xhafaj rezulton i dënuar me 7 vite e 2 muaj burg në Itali, por ai vijon të strehohet qetësisht në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post