Si asnjëherë më parë, në spektaklin e ë marës në “Big Brother VIP” u mor vendimi për përjashtimin e Kevina Kthellës. Ky vendim u mor pas shuplakës që modelja i dha Luiz Ejllit gjatë Prime.
Por pas gati dy javësh, ka ardhur më fund reagimi i Kejvinës e cila thotë se nuk është penduar dhe se nuk ka dëmtuar Luizin, por falja e saj publike shkon vetëm për fansat e Luizit./albeu.com.
Reagimi i plotë:
“Jeta vazhdon edhe nëse “vdesim”. Nuk jam penduar që hyra në Big Brother VIP 2. Që dola, sigurisht që nuk jam penduar, kurrësesi! Shpulla që unë qëllova Luizin, jo vetëm që nuk i shkaktoji dëm as plagë atij, përkundrazi, më ndihmoi edhe mua të dilka prej asaj “çmendine”.
Në fakt shpulla ime mbështolli me mjegull “rrenën” e shekullit dhe që u shndërua në lojë, ndërsa shpulla ime u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimës! Meqë Luizi lavdi Zotit gëzon shëndet të plotë dhe sukses të jashtëzakonshëm, falë aftësive dhe vullnetit të tij, mua më mbetet që tí kërkoj falje publikisht vetëm fansave dhe mbështetësve të Luizit. Meqë në fakt të vetmit që seriozisht janë lënduar prej shpullës dhe sjelljes time, janë vetëm ata, Fansat!” tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post