Presidenti Bajram Begaj ka zbuluar për “Real Story” në ABC Neës sesa të vështirë e ka t’i qendrojë larg ‘tallavasë’ politike, referuar dhe profilit të tij si ushtarak.
Sa i përket politikës agresive në Shqipëri, ai ka theksuar detyra kushtetuese e Presidentit është të mos merret me politikën ditore, por të zbatojë me përgjegjshmëri dhe drejtë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Pjesë nga intervista:
Z.President sa e vështirë është për një person si ju, ushtarak karriere, t’i qëndrojë larg dhe mos reagojë ndaj ‘tallavasë’ politike dhe jo vetëm të Tiranës?
Jemi nga një trashëgimi e hershme që nuk e ka patur në baza demokracinë, kështu që mendoj që maturia politike në Shqipëri ka ardhur duke u rritur. Mos harrojmë që jemi vend anëtar i NATO-s, kemi kryesuar Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin europian, aktualisht jemi anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit. Di t’iu them se këto janë arritje që meritojnë vlerësim dhe respekt.
Ndjesë që këmbëngul, por ne kemi këtë traditën e vjetër që thoni ju, për fat të keq të një tranzicioni të gjatë dhe agresiv ndonjëherë, ndaj ju thash si arrini të ruani këtë distancë nga ky virus, ky Covid politik që është shumë agresiv dhe tenton t’iu tërheqë në arenën politike, t’iu bëjë palë?
“Për ta rikujtuar, në fjalën time në seancën hapëse të parlamentit, jam shprehur që grindjet mes partive politike, duhet t’ia lënë vendin debatit politik, debatit të ideve, për të cilat ka shumë nevojë. Natyrisht partitë politike kanë përgjegjësinë e madhe, sepse në fund të ditës duhet të mendojnë për mirëqenien e qytetarëve, sidomos të vendit ku ata jetojnë dhe duhet që në disa raste kur i tejkalojnë normat e komunikimit duhet patjetër të kthehen në ato debatet që i takojnë demokracisë. Në demokraci debatohet ideja, pastaj fiton ai që ka marrë më shumë vota. Detyrë kushtetuese e Presidentit është të mos merret me politikën ditore, është të zbatojë me përgjegjshmëri dhe drejtë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, mbi palët, duke qenë faktor i unitetit.”- tha ai.
Diskutime rreth kësaj post