Një qytetar shqiptar, i cili jeton në Athinë dhe kishte ardhur në Tiranë disa dite me pare, ka humbur portofolin, por i ka ndodhur me pas nje gje aq e bukur sa i ka bere pershtypje per te bere apelin se ky vend behet.
Ja mesazhi qe ka shkruar ne FB e tij Armand Zoga:
“FB më pyet se çfarë mendoj sot…ok.
Sot dua të falenderoj një person që deri dje nuk e njihja.Para 10 ditësh në Tiranë te pazari i ri humbëm portofolin me lekë,karta krediti dhe kartë identiteti…në mbrëmje na erdhi në FB një mesazh nga personi që e kishte gjetur.Na kërkoi falje që e kishte hapur për të gjetur emrin dhe na e dorëzoi të pa prekur,shenjë e qartë qytetare se ky vend bëhet. Tashmë ne kemi një mik të ri në Tiranë.Faleminderit Ilir Kafazi”, shkruan qytetari.
Ilir Kafazi është pjesë e Aeronautikës Shqiptare dhe ka bërë një gjest që ne s’mund të rrinim pa e ndarë me të gjithë…
Diskutime rreth kësaj post