Al Pacino është bërë baba për herë të katërt në moshën 83 vjeçare. Partnerja e tij, Noor Alfallah, 29 vjeç ka sjellë në jetë një fëmijë, ndërsa gjinia nuk dihet ende.
Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë dyshes për “TMZ”. Mësohet se Noor dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ylli i “Godfather” është shumë i lumtur.
“Është shumë e veçantë”, tha Al Pacino pak ditë më parë në një video të siguruar nga Daily Mail. “Ka qenë gjithmonë. Unë kam shumë fëmijë. Por kjo është vërtet e veçantë që vjen në këtë kohë.” tha ai .
Diskutime rreth kësaj post