Këngëtari i njohur i grupit “West Side Family”, Landi Hysi është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari, i cili ka ndarë një foto të tijën me vogëlushin por pa ja zbuluar portretin.
“Për momentin nuk ndodhet në shtëpi… Lavdi Zotit”, – shkroi ai në foto.
Landi nuk kishte treguar më herët rreth këtij lajmi dhe nuk ka dhënë asnjë informacion më parë për partneren e tij.
Por, ka qënë vëllai i tij i cili ka zbuluar se cila është partnerja. Ajo quhet Eva Ago dhe nuk është e njohur për publikun.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Eva e emocionuar shprehet se kanë vendosur ta pagëzojnë fëmijën e tyre me emrin ‘Lukas’.
“Sot mëngjesi erdhi bashkë me ty Lukas, biri i vogël siç solle dritën këtë mëngjes urojmë për ty jetë të gjatë dhe Zoti të dhuroftë gjithmonë lumturinë e botës që ne të gëzojmë për ty sa herë të kemi frymë. Landi Hysi dhe Lukas Hysi ju kam gjithçka”, – shkruan ajo.
FOTO:
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post