Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora feston sot 33-vjetorn e lindjes.
E duket se këtë ditë të veçantë, Rita ka zgjedhur ta festojë në vendin e saj të lindjes, në Kosovë. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar një video, ku shihet teksa Rita Ora zbret nga avioni dhe prek me mall tokën e Kosovës.
“Mirë se erdhe në vendlindje e dashur Rita Ora! Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje! Momente të paharrueshme na presin bashkë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post