Në konferencën e organizuar ditën e sotme nga Avokati i Popullit “Liria pa urrejtje-Liria e shprehjes përballë të të drejtave të tjera të njeriut”, ka marë pjesë edhe Daniel Koski, i ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA. Daniel ka dhënë një mesazh të qartë për shoqërinë shqiptare, ndërsa u bëri thirrje që mos të kthehen kurrë në një vend ku mungon fjala e lirë.
I pranishëm në konferencën Kombëtare ‘Liria pa urrejtje’, Koski tha se liria e shprehjes është shumë e rëndësishme për sistemin demokratik.
“Mos u ktheni kurrë në një shoqëri pa fjalë të lirë”, ishte mesazhi i fortë i zyrtarit amerikan për shqiptarët.
‘Fjala e lire është siguria e demokracisë. Ka kufij të ligjëratës së pranueshme dhe të papranueshme.
Diktatorët janë ata që kërkojnë gjithmonë të shtypin fjalën e lirë. Ju nuk duhet të ktheheni në kohën kur fjala e lirë shtypet’, tha gjatë fjalës së tij Daniel Koski.
Diskutime rreth kësaj post