Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka hequr veton për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Macron tha se nuk i pëlqen termi ‘veto franceze’, duke pretenduar se kishte shumë vende që kundërshtuan hapjen e negociatave tetorin e kaluar.
‘Vendimi për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të merret pasi procesi i pranimit të reformohet dhe nëse ka besim se do të funksionojë’, kështu u shpreh Macron.
Sipas Macron, parakushti për hapjen e negociatave është që rregullat të ndryshohen, pasi procesi nuk është shumë transparent. Presidenti francez tha gjithashtu se procesi duhet të jetë i qartë dhe i kthyeshëm dhe se BE duhet të jetë në gjendje ‘të largohet nëse nuk funksionon’.
‘Kur flasim në Mars, ne do të shohim se çfarë thotë Komisioni Evropian, çfarë përparimi kanë bërë vendet, dhe nëse ka besim se do të funksionojë, ne duhet të jemi në gjendje të fillojmë negociatat’, tha Macron.
Sipas tij, ‘ankorimi i Ballkanit Perëndimor ‘në Evropë është një objektiv strategjik.
‘Nëse duam të përfshijmë Ballkanin Perëndimor në BE, duhet të investojmë në infrastrukturë, kulturë dhe gjuhë’, tha Macron.
Diskutime rreth kësaj post