Shifra të larta të të shëruarve janë regjistruar në mbarë botën. Sipas statistikave të fundit, është bërë e ditur se numri i të shëruarve nga koronavirusi në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 10 milionë persona.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, që përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri tani 10,052,978 persona kanë arritur të fitojnë betejën kundër koronavirusit.
Duhet theksuar se vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA-ja me 4,371,839 të infektuar, Brazili me 2,419,901 dhe India 1,437,976.
Diskutime rreth kësaj post