Fundi duket mjaft dramatik. Operacioni i kërkim-shpëtimin për nëndetësen e humbur pranë rënojave të anijes Titanik ka dështuar. Sipas ekspertëve të përfshirë në kërkim, korniza e uljes dhe mbulesa e pasme e nëndetëses janë zbuluar në fundin e oqeanit, duke treguar se mjeti ka pësuar një ‘shpërthim katastrofik’ që do të ketë marrë të pesë jetët në bord.
Roja Bregdetare e SHBA-së njoftoi në Tëitter mbeturinat u gjetën pasditen e sotme, ndërsa ende nuk e kanë konfirmuar se çfarë është zbuluar saktësisht.
Richard Garriott, President i Klubit të Eksploruesve, thotë për DailyMail.com se pas një përplasjeje të mundshme, nëndetësja pësoi një çarje dhe shpërtheu nën presionin nënujor, duke vrarë menjëherë të pesë burrat në bord.
“Titan” u zhyt në 8 të mëngjesit dhe humbi komunikimet në orën 9:45 të mëngjesit por nuk u raportua si i zhdukur në Rojet Bregdetare të SHBA deri në orën 17:40.
Që nga e diela mbrëma, ka pasur një përpjekje të furishme ndërkombëtare për ta gjetur atë dhe për të shpëtuar njerëzit në bord. Ata që kanë ngecur në bord përfshijnë miliarderi britanik Stockton Rush dhe bashkëshorten e tij Wendy (CEO i “OceanGate Stockton Rush), veterani i marinës franceze PH Nargeolet dhe biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman, i cili është vetëm 19 vjeç dhe student në Universitetin Strathclyde.
Diskutime rreth kësaj post