Ka përfunduar votimi për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia e PD në disa qarqe, ku nuk kanë munguar surprizat, pasi ka patur të eleminuar disa emra të njohur të PD.
Sipas Besnik Mustafaj, i cili është edhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputetë në PD, është shprehur se këta persona që nuk janë votuar nga anëtarësia nuk quhen të eleminuar, pasi do të përfshihen në një listë të dytë.
Sipas tij, kjo vjen pasi këta persona kanë dhënë kontributet e tyre në Partinë Demokratike dhe do të jenë të përfshirë në emërimet politike kur PD të vijë në pushtet.
“Do të jetë “Lista 2”, pasi kanë dhënë kontribute në Partinë Demokratike. Askush nuk është i skualifikuar, në këtë proces nuk ka të eleminuar, këta do të jenë të përfshirë në emërimet politike kur PD të vijë në pushtet. Lista e dytë janë ata që ngelën pa hyrë në lsitën e parë, janë rreth 650 dhe mund të shtohen edhe të tjerë”, tha Mustafaj.
Diskutime rreth kësaj post