Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, është deklaruar pas takimit të sotëm të parë që pati në Bruksel me ekipin shtetëror të Kosovës.
Duke përshëndetur emërimin e Delegacionit, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini thotë se takimi është një mundësi për një shkëmbim ideshë dhe diskutimesh me përfaqësuesit e Kosovës në dialog, njofton Klan Kosova.
Mogherini në publikimin e saj ka thënë se ka shfrytëzuar këtë takim për të apeluar tek krerët kosovarë për tërheqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.
”Veprimet dhe deklaratat që nuk janë në pajtim me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjike për rajonin duhet të shmangen. Arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në kontekstin e Dialogut të Beogradit të Prishtinës kërkon një klimë që kontribuon në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat janë respektuar dhe zbatuar pas marrëveshjeve”, theksohet tutje në deklaratën e lëshuar.
Diskutime rreth kësaj post