Grabitet nen kërcënimin e armeve nje kazino ne rrugën “Medar Shtylla” ne Tirane. Autoret mendohet, sipas te dhënave te para, te kenë qene dy dhe kane hyre rreth orës 20 e 45 minuta te mbrëmjes ne kazinonë pranë “Komunës se Parisit”.Pasi kane kërcënuar punonjësit qe ndodheshin ne ambientet e brendshme, ata kane arritur te marrin xhiron ditore.
Grabitësit jane larguar me shpejtësi dhe policia megjithëse ka mbërritur menjëherë ne vendin e ngjarjes, nuk ka mundur te gjeje asnjë gjurme te tyre. Uniformat blu kane bere rrethimin e kazinosë dhe krehjen e zonës përreth, ne përpjekje per te kapur autoret. Burimet e policisë bëjnë me dije, se ata jane larguar me nje mjet tip Volksvagen te bardhe. Ndërkohe jane ngriture postblloqe ne te gjitha hyrje-daljet e Tiranës.
Policia ka marre ne pyetje dëshmitare te rastësishëm ne vendin e ngjarjes si dhe punonjës te kazinosë. Mësohet se shuma e parave te grabitura shkon ne 1.5 milionë leke.
Diskutime rreth kësaj post