Në prangat e policisë ka rënë edhe Eldi Çala, vëllai i Klement Çalës. Ky i fundit ka qenë në kërkim për grabitje të tjera të ndodhura, sërish me përfshirjen e Admir Muratajt. Dyshimet e policisë, janë se Çela nga arratia ka shfrytëzuar të afërmit e tij për të bërë pastrimin e parave të grabitura. Siç është një fasoneri në zonën e Bradasheshit, pronar i të cilës është vëllai i Klementit, Eldi Çala, dhe me ortak Merimando Sulën.
Edhe servisi ku u modifikua furgoni i grabitjes të cilit i është vendosur mbishkrimi “Hetimi Tatimor” ishte marrë me qira pa kotratë noteriale nga Eldi Çala. Pronari i servisit është Gentjan Sharra i cili në dëshminë e tij në polici, ka deklaruar se prej 6 muajsh ja ka dhënë me qira Eldi Çalës, por pa një kontratë noteriale. Policia është duke hetuar për të zbuluar ligjshmërinë e aktivitetit të biznesit të Eldi Çalës dhe nëse burimi i parave është i justifikuar.
Diskutime rreth kësaj post