Kryeministri Edi Rama, paralajmëroi pak ditë më parë se pas datës 1 janar nuk do të ketë më asnjë pikë basti në Shqipëri.
Por mesa duket kryeministri Rama nuk ka si qëllim që të shërojë këtë plagë sociale të shoqërisë shqiptare, por thjeshtë të fuqizojë dhe t’i hapë rrugë të lirë kompanisë së basteve që drejtohet nga vëllai i tij Olsi Rama dhe klientët e tij.
Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, me anë të një postimi në Facebook, demaskon kryeministrin Edi Rama dhe qëllimet e tij të zeza.
Ja postimi i Këlliçit:
Vjedhja e shekullit nga Edi Rama eshte tashme drejt zyrtarizimit. E ashtuquajtura reforme per te sheruar plagen sociale te bixhozit eshte ne fakt afera me e madhe korruptive qe ka ndodhur ndonjehere ne Shqiperi. Edi Rama po i transferon te gjitha lojrat e fatit tek vetem nje kompani BastArena, pas se ciles fshihet Olsi me Gjushin dhe klientela e perhershme e Rames.
Ky monopol do ta shnderroje Shqiperine ne nje arene gjigande bastesh e pastrimi parash.
Video:
Diskutime rreth kësaj post