Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” se ka ardhur koha që të nxjerrin lekët nga dyshekët dhe tubat e ajrimit, duke iu referuar vjedhjes në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi.
Ai i ka kërkuar Ramës të dorëhiqet, duke theksuar se ia kanë prerë biletën dhe nuk ka më kthim për të.
Berisha: “Është koha të nxerrim nga dyshekët dhe tubat e ajrimit, paratë që këta hajdutë që ju kanë marrë ju. Sot është koha që paratë e shqiptarëve të mos shpërndahen nëpër botë si rryshfet për shkatërrimin e opozitës, por të investohen brenda vendit. Prandaj t’i themi jo vjedhjes, manipulimit dhe t’i themi po të ardhmes sonë evropiane. Jemi në mision të shenjtë kundër një shteti që sillet më keq se cdo pushtues osman, fashist, nazist, diktaturë që ka njohur Shqipëria deri më sot. Edi Rama ta kemi prerë biletën. Kthim pas nuk ka”, u shpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post