Policia e Shtetit vijon punën për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, të ndërtimeve të paligjshme, prerjen e paligjshme të pyjeve, si dhe organizimin e lotarive të palejuara.
Sa i përket masave të marra për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, gjatë kësaj jave në të gjithë vendit kanë vepruar në terren 90 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE, si dhe janë kryer 3.212 kontrolle. Gjatë kontrolleve u evidentuan 50 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Nga këta, 24 persona janë arrestuar në flagrancë, 6 janë shpallur në kërkim dhe 20 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.
Lidhur me ndërtimet e paligjshme, nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 19 raste. Për këto raste janë proceduar 19 autorë nga të cilët, 3 janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 16 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.
Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 8 raste, prej të cilëve 1 është arrestuar në flagrancë dhe 7 ndiqen në gjendje të lirë.
Ndërsa lidhur me organizimin e lotarive të palejuara, Policia e Shtetit ka evidentuar 6 raste dhe po ndjek në gjendje të lirë 6 shtetas.
Edhe në javët në vazhdim, Strukturat e Policisë së Shtetit do të vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme.
Diskutime rreth kësaj post