Me anë të një postimi në rrjetin social, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar videon nga takimi në Spanjë të zhvilluar me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez. Rama bën me dije se janë nënshkruar dy marrëveshje mes dy vendeve.
Bëhet fjalë për Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe për Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957.
Postimi i Ramës:
“Me Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez ku nënshkruam edhe dy marrëveshje: Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957
Vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë”, shkruan Rama.
Video:
Diskutime rreth kësaj post