Në Shqipëri, pjesa më e madhe e burrave duan që të kenë patjetër djalë për të trashëguar emrin e familjes. Kjo gjë nuk ishte aspak në mendjen e gjyshit të kryeministrit Rama.
Në vizitën e familjes Çupi në Kamëz, të cilët humbën nënën, babain dhe vëllain në tërmetin e 26 nëntorit, Rama nuk hezitoi të tregonte një histori nga familja e tij.
Kryeministri zbuloi se nëna e tij është vajza e vogël e shtëpisë sepse gjyshi donte të bëhej me vajzë.
“Nëna ime e nënta se gjyshi donte gocë, nuk pranonte çun. Gjyshja e shkretë nisu për maternitet, kthehu me çun, vazhdojmë punën thoshte ai. Nëntë në 14 vjet”, u shpreh Rama.
Ndërsa një nga familjaret i cilësoi gratë e asaj kohe si “heroine”, fjali që u mbështet edhe nga kryeministri.
Diskutime rreth kësaj post