Kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, i ftuar në emisionin “Real Story” deklaroi se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Tiranë, ka bërë deklarata të papërgjegjshme.
“Vjosa Osmani ka bërë deklarata të papërgjegjshme. Osmani dhe Kurti kanë përcjellë frymë të përçarjes. Zonja Osmani është në përpjekje për të bërë parti, por kur je presidente dhe vjen në një vend që është partner strategjik, është një komb që kufijtë janë pa rëndësi, vjen me agjendë sikur është nga ndonjë vend që sikur nuk ka lidhje as me Shqipërinë dhe as me Kosovën”, tha Hoxhaj.
I pyetur për projektet e Vetëvendosjes që të krijojë parti politike edhe në Shqipëri apo në Maqedoni të Veriut, Hoxhaj tha se partitë duhet të funksionojnë brenda shtetit. Ai shtoi se gjithsesi Shqipëria, Kosova dhe diaspora shqiptare duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
“Unë nuk i di planet e VV, por partitë funksionojnë brenda një shteti. Kosova është shtet i pavarur. Shqipëria është aleat strategjik dhe Kosova për Shqipërinë është aleat natyral. Pastaj, nëse flasim për të pirë një kafe apo ngrënë drekë, natyrisht kjo gjë është tjetër qasje, e këtu i bie s’po flasim për politikë”, deklaroi Hoxhaj.
Diskutime rreth kësaj post