Avokati Spartak Ngjela, në emisionin “Frontline” foli për vizitën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, në Himarë.
Ai u shpreh se historia nuk preket dhe se në Himarë nuk ka grekë, duke shtuar se kryeministri Edi Rama nuk e njeh mirë historinë.
“Ata që e pritën ishin të paktë në numër. Ku ka grek në Himarë. Asnjëherë nuk e kanë konsideruar vetë grekët minoritet Himarën, e duan shumë, por nuk ndez.”, ka thënë ai, duke shtuar: “Këto janë kot, nuk e di çfarë bën Rama. Rama nuk e njeh mirë historinë, këta duhet të diskutojnë për heqjen e ligjit të luftës. E mbajnë sepse ka frikë që Shqipëria të mos kërkojë tokat deri në Prevezë. Këta tjerët janë të ardhur të tërë. Kurse 4-5 mln që janë arvanitasit janë të tanët pavarësisht se nuk flasin shqip se i kanë ndaluar dhe janë histori të mëdha. Rama e di të vërtetën për gjyqin që do të bëhet. Historia e konfliktit ë Korfuzit. janë dëmtuar dy anije angleze. Kjo u quajt incidenti i Korfuzit dhe e hodhën në Gjykatë Ndërkombëtare dhe Enver Hoxha e pranoi. Strasburgu e hetoi dhe tha se anijet ishin brenda territorit shqiptar. Enver Hoxha atje e çoi kufirin ku tha Strasburgu. Pagoi paratë, ata kishin arin. E mbajtën atje deri sa të paguanin dëmshpërblimin. Në fuqi qe dhe është vendimi i Strasburgut”, tha ai.
Ndër të tjera shtoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbështetet te Strasburgu.
“Rama e di këtë sepse e ka diskutuar me mua. Do të dalin dokumentet. Rama e di historinë. E kemi biseduar bashkë. Por a do të shkojë avokati shqiptar të thotë se mbaron loja. Si do të rrëzojnë vendimin e Strasburgut?”, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post