Nga: Genc Pollo
Si Rama ashtu edhe Basha synonin t’a përdornin vizitorin nga Washingtoni. Rama donte t’i shkëpuste diplomatit amerikan një fjalë në favor të Minishengenit/Ballkan-Hapu.
Basha donte t’i shkëpuste diplomatit amerikan një fjali kundër Berishës e kundër kuvendit partiak në 11 dhjetor.
Por ndyshe nga ndonjë deklaratë e thënë shkarazi muaj më parë, diplomati amerikan zgjodhi të mos shprehte përkrahje për nismën Vuçiç-Rama; gjithashtu ai e pa me vend të mos deklaronte asnjë kritikë ndaj mazhorancës stërmadhe të demokratëve dhe institucioneve legjitime të Partisë Demokratike.
Rama e Basha dështuan.
Diskutime rreth kësaj post