Vizita e këngëtares Dua Lipa në Shqipëri është shoqëruar me komente të shumta. Gjatë vizitës së saj 2-ditor, Dua Lipa zhvilloi një takim edhe me kryeministrin Rama. Ky takim i saj me Ramën u komentua gjerë e gjatë në media dhe rrjete sociale ku shumë prej tyre e cilësonin këtë takim si propagandën e radhës nga ana e drejtuesit të shtetit.
Në lidhje me këtë ngjarje së fundmi , përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar edhe këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima, e cila shprehet se Dua u prit me lëvdata, sepse ka bërë art jashtë vendit të saj. Besa thekson se artistët në Shqipëri nuk vlerësohen dhe se yjet e vetëm që spikasin janë politikanët që bëjnë spektakël.
Komenti i Besës:
“Dua Lipa eshte nje yll! Por Dua u be edhe ne nje shtet e treg prej verteti. Nuk do kish as pritje me levdata, kortezira e tapete po te kish qene ne Shqiperi, pa te drejta autori, pa prioritarizim e mbeshtetje per artin, ne kushtet mjerane qe e kane katandisur artin dhe artistet Shqiptare. Po te kish qene Dua ne Shqiperi, muziken e saj do e quanin jokomerciale, nga perdorimi i muzikes se saj do perfitonte o te ardhura, do bazohej jetesa e saj artistike mbi evente sporadike ne clubs apo perdorimit nga politikanet ne prag fushatash apo nevoja inagurimesh. Keta habiten shume qe kur ke talent mund te behesh yll, se ne Shqiperi yjet e vetme nga kalon gjithcka jane politikanet. Rockstaret me ekstravagante e shoëmen-et me te spikatur jane politikanet”, shkruan Besa në reagimin e saj.
Diskutime rreth kësaj post