Deputeti maxhorancës, Xhemal Qefalia ka zbluar detaje të reja për vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken javën e ardhme në Tiranë, ku në fokus janë çështjet e sigurisë ndërsa tregon vlerësimin e SHBA-ve për vendin tonë.
“Ne kemi eksperiencën e luftës që ndodhi mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Atje kemi parë që teknologjia ka rol primar, por nëse njerëzit nuk dinë ta përdorin, ose i shmangin, nuk ka efektivë, s’ka qenie të gjalla njerëzore që t’i përdorin. Kemi parë që ato satelitët që u përdorën dolën jashtë funksionit.
Janë njerëzit që duhen trajtuar dhe për këtë qeveria shqiptare ka marrë masa qoftë për rritjen e rrogave të administratës, por fokusi te forcat e armatosura. Kjo bën një far sensibiliteti edhe te njerëzit që aspirojnë për të qenë pjesë e forcave të armatosura. Ka rritje të kërkesave, por nuk është se ka pasur rritje edhe shumë të madhe. Duke u trajtuar edhe me pagë, edhe me uniformë, edhe me trajtim të veçantë, interesi do të jetë shumë më i madh.
Blinken është një vizitë për rëndësinë që i kushtojnë SHBA-të Shqipërisë. Vjen për çështje të sigurisë kombëtare, por duke zgjedhur Shqipërinë është një vlerësim që i bëhet vendit tonë.
Diskutime rreth kësaj post