Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një vizitë jozyrtare dhe të pa paralajmëruar në Malin e Zi, duke vizituar Tuzin me këtë rast. Media e këtij vendi “Vijesti”, shkruan se Rama zgjodhi një restorant të Tuzit për të takuar Nik Djelosaj (Nikë Gjeloshaj), mbajtësin e listës elektorale të Listës Shqiptare.
Prezent në takim që ka zgjatur më shumë se një orë kanë qenë edhe shumë persona të tjerë. Diçka e tillë u konfirmua nga Djelosaj (Gjeloshaj) për mediat lokale por nuk zbuloi detaje nga takimi surprizë.
“Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Unë nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq”, tha shkurtimisht Djelosaj (Gjeloshaj).
Besohet se tema e takimit ishte procesi paszgjedhor dhe formimi i një mazhorance të re në Malin e Zi. Nga ana tjetër, Rama mbështeti Milo Gjukanoviç dhe DPS në fushatën zgjedhore.
Diskutime rreth kësaj post